Bota

Gjermani-Francë, thirrje SHBA-së të mos tërhiqet nga pakti bërthamor

Ndërkaq ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, iu bashkuan Sekretarit të Jashtëm britanik, në thirrjet ndaj Shteteve të Bashkuara, që të mos tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass u shpreh se vendi i tij beson se marrëveshja e bën botën më të sigurt. Kryediplomatët bënë të ditur se Franca e Gjermania duan që të qëndrojnë në këtë marrëveshje.