Bota

Gjermani, sekuestrohet 1 ton kokainë, në pranga disa shqiptarë

Policia gjermane në Bavari, sekuestroi një ngarkesë prej rreth 1 ton kokainë, ndërsa në pranga u vunë 12 persona, shumica shtetas shqiptarë. Sipas policisë gjermane shqiptarët e arrestuar janë rezidentë prej vitesh në Gjermani. Sasia e kokainës ishte futur në një kuti bananesh e destinuar për tregun vendas. Dyshohet se banda ka trafikuar në total 1.8 tonë kokainë me vlerë totale 400 milionë euro.