Bota

Gjermani, zyrtarë të emigracionit në Bremen dyshohen për mitmarrje

Zyrtarë të emigracionit në Bremen të Gjermanisë dyshohen për mitmarrje, në këmbim të marrjes së azilit. Gazeta “Der Spiegel” shkruan se kryetarja e Zyrës federale të Emigracionit “BAMF”, ka pasur informacion mbi parregullsitë masive që vijuan prej shkurtit të para një viti. Edhe e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” përmend gjithashtu një shkëmbim të brendshëm “e-mail”-esh, ku tregohet se kreu i Departamentit përgjegjës kërkon që situata të ekzaminohet “pa zhurmë”. Vet qendra e shqyrtimit të kërkesës për azil, i mohon pretendimet.