Gjermania do të rishikojë mijëra vendime për azil politik. Zëvëndësministri i Brendshëm, Stephan Mayer tha se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë do të rishikojë vendimet për 4,568 azile të lëshuara në periudhën janar 2013 – janar 2017. Mbi një milion emigrantë, kanë shkuar në Gjermani që prej 2015-s. Kjo gjë ka rritur shqetësimin për sigurinë.