Gjermania i thotë lamtumirë Botërorit Rusi 2018. Në grupin F, skuadra e Lëvit u mposht me rezultatin 2-0 nga Korea e Jugut ndërsa Suedia mposhti 3-0 Meksikën. Në Grupin G Suedia kualifikohet si e para e grupit me 6 pikë për shkak të golaverazhit ndërsa si e dyta Meksika, me po 6 pikë. Gjermania së bashku me Korenë e Jugut përfundojnë këtu rrugëtimin e tyre në Kupën e Botës që po zhvillohet në Rusi. Kujtojmë që Gjermania ishte fituese e Botërorit të fundit Brazil 2014.