Autoritetet gjermane parandaluan një sulm terrorist, arrestuan një tunizian, i dyshuar se përgatiste armë biologjike. Në pranga ra një 29-vjeçar, i cili u ndalua në qytetin e Këlnit, ndërsa në banesë iu gjetën doza ricini. Sipas prokurorëve, i dyshuari ka patur kontakte me ekstremistë islamikë, por nuk ishte anëtar i ndonjë organizate terroriste.