Pas kritikave të shumta për gjendjen e keqe në pajisjet e ushtrisë, autoritetet gjermane kanë nisur një ofensivë për pajisje. Mediat gjermane shkruajnë se në projekt përfshihet blerja e dronëve të armatosur izraelite HeronTP. Kontratat e parashikuara kapin shumën prej 25 milionë euro. Marrëveshja për 9 vitet e ardhshme do të kushtojë 1.024 miliardë Euro. Marrëveshjet për shfrytëzimin e dronave Heron 1 në Afganistan dhe Mali do të zgjatet për periudhën deri në shkurt të vitit 2020. Në listë është edhe teknologjia e radarëve, pajisjet detektuese, përmirësimi i tankeve, etj.