Live From Tirana

Gjesti do të ketë një lidhje brenda BBV4? Astrologu Jorgo Pulla parashikon: “Mëson nga gabimet…”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka, ka qenë astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ai ka bërë parashikimin e tij për të gjitha shenjat e horoskopit gjatë vitit 2025.

Po ashtu, Jorgo ka bërë dhe një parashikim për banorët e “Big Brother VIP 4”. Ai u ndal tek Gjesti, i cili ka vetëm tre ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe u bë menjëherë viral. Si e sheh ai rrugëtimin e artistit në bazë të sshenjës së tij të horoskopit?

Demi është shumë me këmbë në tokë. Duhet të jetë i vëmendshëm në pyetje që i bëhen dhe përgjigjet që jep. Do të ecë shumë përpara nëse është i vëmendshëm. Ka kilometra përpara për të bërë. Një kthesë shumë të vështirë e kaloi, por ka kthesa të tjera ende.

A mund të krijojë ai ndonjë lidhje romantike aty brenda?

Është pak fajtor, të mos bëjë gabimin që bëri vjet në shtator. Mëson nga gabimet, nuk bën më gabime.