E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka, për të dhënë disa nga lajmet më të bujshme të momentit nga showbizi. Ajo u ndal veçanërisht dhe tek banorët e “Big Brother VIP 4”, e më sakësisht tek Gjesti, për të cilin dha një deklaratë shumë të fortë…
Gjesti i tha Eglit në një moment: ‘Largohu se kam grua jashtë’. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për një grua tjetër. Sepse thuhet që Gjesti ka qenë i martuar, nuk e di sa e vërtetë është kjo. Ka qenë i martuar që para se të hynte tek BBV në Kosovë. Aty mund t’i ketë dalë diçka e nënvetëdijshme, në momentin që i ka thënë “largohu se kam grua”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër Gjestin. Me një vajzë nga Kosova, por nuk jam e sigurtë për këtë. Mos të them më shumë gjëra që nuk rezultojnë të vërteta. Kaq mund të them, që statusi i tij ka qenë i martuar.