Bota

Gjithçka gati për dasmën mbretërore

Të shtunën e gjithë Britania do të ketë festë. Pak para dasmës mbretërore të Princit Harry me Megan Markle rrugët pranë Kështjellës Windsor janë të mbyllura, pasi ushtria, policia dhe shërbimet e tjera po përgatiten për ditën e madhe. Të shumtë janë edhe fansat e familjes mbretërore që kanë shkuar për të parë përgatitjet për dasmën mbretërore. Më shumë se 250 anëtarë të forcave të armatosura po marrin pjesë në prova, duke përfshirë edhe kalorësinë.