Në rivlerësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lezhës lehtëson masën e sigurisë për Kryebashkiakun Fran Frrokaj. Tashmë, zyrtari vendor do të hetohet në liri, por “me detyrim paraqitjeje”, ndërsa deri dje ishte në “arrest shtëpie”. Frrokaj akuzohet “për shpërdorim detyre” lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave në Shëngjin, në zonën e njohur si Rana e Hedhun. Nga 23 zyrtarë të dyshuar, 13 u ndaluan, ndërsa 11 të tjerë, ende janë në kërkim nga policia.