Bota

Gjykata e Milanos pezullon dënimin për Berluskonin

Gjykata e Milanos vendosi pezullimin e një dënimi të dhënë në 2013-ën për evazion fiskal për Silvio Berluskonin. Kjo do të thotë se 82-vjeçari, mund të kandidojë sërish në zgjedhje. Nëse votimet do të mbaheshin sot, Berlusconi do të kishte çdo të drejtë të paraqitej në Dhomën e Deputeteve apo Senat e të kthehej kështu fuqishëm në skenën politike të vendit. Në zgjedhjet e 4 marsit në Itali, partia e tij Forza Italia do të spostohej e dyta brenda Aleancës me Lega Nord-in.