Aktualitet

Gjykata Kushtetuese me anëtar të ri, zëvendëson Holta Zaçajn!

Asim Vokshi do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Me detyrë në Gjykatën e Lartë, Vokshi do të zëvendësojë në Kushtetuese vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj. Në bazë të renditjes së KED-it, anëtarët e tjerë në garë për këtë vakancë ishin Naureda Llagami e Florjan Ballhysa.

Në përfundim të votimit, komisioni pasi verifikoi vlefshmërinë dhe numrin total të votave për secilin kandidat, konstatoi se:

z. Asim Vokshi – 6 vota

zj. Naureda Llagami – 8 vota

z. Florian Ballhysa – 0 vota

Komisioni kontatoi gjithashtu edhe një fletë votimi të pavlefshme.

Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5  e votave të pjesëmarrësve dhe në rastin e votimit të sotëm, asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.  Në këto kushte, Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi për zgjedhjen e Vokshit, i komunikohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.