Aktualitet

Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata Kushtetuese i rrëzon kërkesën për telefonin celular!

Ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, mbetet në burg.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e tij për shfuqizimin e masës arrest me burg si dhe për të marrë telefonin e tij celular.

Në kërkesën dërguar në Kushtetuese, Berberi pretendonte se masa e arrestit duhej të shfuqizohej pasi sipas tij, mënyra se si SPAK i ka marrë provat ishte antikushtetuese.

Por Kushtetuesja thotë se këtë pretendim të Berberit nuk e ka marrë në shqyrtim.