Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2022-2023. Egnatia kërkon finalen e parë në historinë e klubit, ndërsa në shtëpi do të presë ekipin e Vllaznisë, që vjen si fitues i dy edicioneve të fundit e Kupës së Shqipërisë.
Gjithçka është e hapur, teksa takimi i parë në Shkodër u mbyll me rezultatin 1-1. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë, në orën 14:00.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të këtij edicioni, Teuta do të kërkojë të bëjë mrekullinë ndaj Tiranës. Bardheblutë fituan lehtësisht në takimin e parë ndaj durrsakëve me shifrat 3-0, me gola të Florent Hasanit, Bruno Lulajt e Regi Lushkjes. Sfida e dytë e kësaj faze është programuar të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, në orën 17:00.
Ndërkaq, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të jetë në datën 1 qershor 2023.
Kalendari me oraret e sfidave:
Kupa e Shqipërisë / Gjysmëfinalet
Ndeshjet e para/26.04.2023
Vllaznia 1-1 Egnatia “Loro Boriçi”
Tirana 3-0 Teuta, “Elbasan Arena”
Ndeshjet e kthimit/ 10 maj 2023
Egnatia-Vllaznia, ora 14:00, “Egnatia Arena”
Teuta-Tirana, ora 17:00, “Niko Dovana”
Finalja/01.06.2023