Bota

Goditet grupi i lidhur me Cosa Nostrën, gjysma e anëtarëve shqiptarë

Zbulohet në Itali një grup trafikantësh të qenieve njerëzore dhe armëve. 17 persona u prangosën nga policia italiane në Palermo, ku gjysma janë me origjinë shqiptare nga Kosova. Mësohet se grupi i goditur gjithashtu merrej me riciklim diamantesh, floriri dhe parash të pastra. Fakti më tronditës është se kjo organizatë kriminale kishte lidhje me Cosa Nostrën dhe qarqet xhihadiste.