Sport

Goli historik me Laçin, Uzuni rrëfen momentin që i ndryshoi karrierën: Kishin ardhur nga Kroacia! Më thanë në dhomën e zhveshjes se…

Myrto Uzuni ka rrëfyer në Amerikë ku po luan me Austin, një nga momentet më kulminante të karrierës së tij. Bëhet fjalë për fitoren e parë historike në Europë për Laçin, që në verën e vitit 2018 skualifikoi qipriotët e Anorthosis Famagustas.

Laçi triumfoi 1-0 në shtëpi duke siguruar kalimin e raundit në Ligën e Europës. Goli vendimtar u shënua nga Uzuni në minutën e 89-të. Lokomotiva e Zagrebit u bind atë vit, për të blerë kartonin e Uzunit duke kryer transferimin e parë jashtë Shqipërisë për të.

LEXO EDHE: AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati kthehet të hënën dhe të martën, mister ku do luhet “klasikja” e futbollit shqiptar!

“Ne luajtëm në Ligën e Europës për herë të parë. Shkuam deri në ‘play-off’, nuk u futëm në grupe, por hera e parë për Laçin. Po vinin nga Lokomotiva e Zagrebit për të më parë. Ishim si klub i vogël dhe menduam se do humbisnim.

Kjo ndeshje ishte 90% mbajta e topit për ta dhe vetëm 10% për ne. Nuk e mbanim topin aspak, skauti që kishte ardhur për mua ishte aty. Ishim në dhomën e zhveshjes dhe më thanë mua se nëse është një lojtar që mund të na kualifikojë sot, je vetëm ti.

Në minutën e 89-të, erdhi një kros dhe shënova me kokë, fituam 1-0. Ai ishte momenti i jetës sime. Kjo ndryshoi çdo gjë”, u shpreh Uzuni.

VIDEO