Rajoni

Greqi, kapen me 31.9 kg kanabis, arrestohet çifti shqiptar

Policia greke arrestoi një çift shqiptarësh në afërsi të Kosturit, pasi po tansportonin 31.9 kg kanabis. Lënda narkotike ishte fshehur në makinë, ne vende si rezervuari i gazit, apo në derën e portobagazhit. Të arrestuarit e moshave 43 dhe 37 vjeç u dërguan në prokurorinë e Kosturit, ku ju komunikua mbajtja në paraburgim.