Bota

Pranga ish-deputetit grek të Partisë “Agimi i Artë”

Pranga ish-deputetit grek të Partisë “Agimi i Artë”. Konstantinos Barbarousis u arrestua sot pas deklaratës së tre ditëve më parë, që u bë shkak për përjashtimin e tij nga Parlamenti. Si kundërshtar i Marrëveshjes Athinë-Shkup për emrin e Maqedonisë, ai kërkoi mobilizimin e ushtrisë për të arrestuar Kryeministrin Aleksis Tsipras. Pas përjashtimit nga Parlamenti me kërkesë të kreut të Agimit të Artë, Barbarousis u dërgua për ndjekje penale nga Prokuroria, me akuzën “Tradhëti kombëtare”.