Tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për 72 vjedhje u bënë sot protagonistë të një arratisjeje nga qelitë e Paraburgimit në Greqi. Mediat greke raportojnë se ata mundën të shkulnin shufrat e hekurta të dritares dhe të largoheshin. Pasi prenë kangjellat e qelisë, zbritën 10 metra e dolën në rrugë. Policia po punon për t’i kapur.