Rajoni

Greqia miraton Memorandumin e Bashkëpunimit me Shqipërinë

Greqia miraton Memorandumin e Bashkëpunimit me Shqipërinë. Projektligji i paraqitur nga Ministria e Punëve të Jashtme kaloi me shumicë votash nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes, në Parlamentin Grek. Me këtë vendim, Athina mbështet rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, në kohën kur presim nga BE-ja, hapjen e negociatave, muajin e ardhshëm. Memorandumin e mbështetën partitë e koalicionit qeveritar, Syriza e Grekët e Pavarur, si dhe partia opozitare Potami, ndërsa Demokracia e Re, PASOK-u e Unioni i Qendrës shprehën rezerva. Kundër votoi Agimi i Artë. Pas OK-eit në Komision, ditët e ardhshme, projektligji do të kalojë për votim në Parlamentin e Greqisë.