Sport

Historike/ Kosova ‘shkel’ Islandën dhe ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova e futbollit ka shënuar të dielën e 23 marsit 2025 një rezultat historik, duke u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve. Dardanët ’shkelën’ 1-3 Islandën në ndeshjen e kthimit të luajtur në Murcia të Spanjës, teksa katër ditë më parë kishin fituar 2-1 në Prishtinë.

Në sfidën e kthimit heroi i Kosovës ishte Vedat Muriqi që shënoi tre gola në minutat 35, 45+3 dhe 79-të. Me këtë tripletë ai shkon në kuotën e 31 golave në 57 ndeshje me fanellën përfaqësuese, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Kosovës në histori.

Tanimë ekipi i Franco Fodas mund të shijojë suksesin e merituar, ndërsa nga edicioni i ri i Ligës së Kombeve do luajë me skuadra më të forta.

Serbia, kundërshtare e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026, ka siguruar sot praninë në Ligën A në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, teksa ka mundur në play-off Austrinë.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, serbët kanë shfrytëzuar më së miri faktorin fushë duke triumfuar 2-0 para tifozëve të tyre, për të qëndruar përsëri në ligën elitare në këtë turne.

Ndërkohë, një biletë për ngjitjen në Ligën A e kanë siguruar edhe Turqia me Greqinë, të cilat përballeshin përkatësisht me Hungarinë dhe Skocinë të cilat kishin qenë në A në edicionin e fundit.

Ndërkohë, Gjeorgjia ka mbrojtur vendin në Ligën B duke mposhtur pa vështirësi Armeninë!

Shqipëria pas paraqitjes zhgënjyese zbriti në Ligën C.