Showbiz

Grimieri shqiptar pas 20 vitesh bën ëndrrën e tij realitet

Grimieri i famshëm shqiptar Mario, i cili u bë i njohur nga puna e tij e palodhur me Kim Kardashian, ditën e kaluar ka festuar ditëlindjen.

Në 37-vjetorin e tij, Mario gjithashtu bëri realitet një ëndërr 20-vjeçare, atë të pasurit zyrat e tij në New York.

“Unë jam rritur në Bronx dhe kur prindërit e mi erdhën në këtë shtet pastronin zyra si kjo për të siguruar të ardhurat. Tani këto zyra janë të mijat dhe nuk më besohet që arrita të bëj realitet këtë gjë pas 2 dekadash” ,-tha ai ndër të tjera në një postim në Instagram.