Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.
Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Një nga banorët më të spikatur, Armaldo ditën e sotme ka analizuar lojën e tij në BBV Radio.
Natyra ime si Armaldo, si këngëtar profesionist. Unë nuk i kërkoj gjërat pa i arritur ato. Nuk e kërkoj. Nëse unë bëj një aktivitet, unë nuk e reklamoj këtë opera, sepse mund të më ndodhë diçka rrugës dhe më bie dhe unë nuk ndihem mirë. Unë nuk synoj çmimin e madh, por kam ardhur të luaj në BBV. Unë jam natyrë aktive, luaj. Kanë ardhur situata momentale, jo të parashikuara.