Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn doli kundër idesë për ndërtimin e një kampi refugjatësh në Ballkan për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Ai u shpreh se vendet në rajon që nuk janë anëtare të BE-së nuk mund të bëhen parking për refugjatët. Kohet e fundit është përfolur nga disa vende europiane, kryesisht nga Austria për ngritjen e disa kampeve për refugjatët, në vendet që aderojnë për në BE.