Aktualitet

Hapet tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim të ri për në Aeroportin e Rinasit. Afati për dorëzimin e dokumenteve është 31 Maji i këtij viti. Kontrata përfshin një seri punimesh dhe ndërtimi duhet të bëhet 30 muaj nga nënshkrimi i saj. Kostoja totale e projektit llogaritet 90.5 milionë euro.