Bota Botë e Çuditshme

Hapi gojën nga përgjumja, gruaja thyen qafën!

Një grua mbeti me qafë të thyer pasi hapi gojën nga përgjumja. Nëna e dy fëmijëve, Hayley Black, 36 vjeçe, nga Milton Keynes, ndau përvojën e frikshme në TikTok. Black shpjegoi se ajo ‘instinktivisht’ hapi gojën dhe u shtriq pasi pa foshnjën e saj të porsalindur, Amelia, të bënte të njëjtën gjë por pasi përjetoi ‘dhimbje të tmerrshme’, ajo menjëherë e kuptoi se diçka nuk shkonte. “Ndjeva një ndjesi të menjëhershme goditjeje që më përshkoi gjysmën e trupit dhe u hodha përpjetë nga shoku.”

Paniku e pushtoi, i kërkoi burrit të saj të thërriste një ambulancë por ai mendoi se ajo po panikonte kot. Black shtoi: “I thashë burrit tim “duhet të telefonosh një ambulancë; diçka më ka ndodhur në qafë”. Sapo mbërriti në spital, skanimet nuk zbuluan asgjë shqetësuese, duke e lënë stafin mjekësor të hutuar nga simptomat e vazhdueshme të Black.

Ajo tha: “Bërtisja nga dhimbja gjithë natën.” “Por pastaj mjekët bënë disa analiza dhe thanë se është më keq nga ç’mendonin. Kishte thyer qafën keq.” Nëna e Black mori lajmin e hidhur se kishte 50/50 shanse që vajza e saj të mos i mbijetonte operacionit emergjent dhe nëse ajo do të shërohej nga procedura delikate, të njëjtat shanse u dhanë nëse ajo do të ecte përsëri ndonjëherë. Por, për fat të mirë, operacioni emergjent ishte i suksesshëm. Rimëkëmbja ka qenë e vështirë. Asaj iu desh të mësonte përsëri të ecte dhe qëndroi në karrocë me rrota për muaj të tërë.