Kërcitja në qafë, e njohur mjekësisht si krepitacion, është një fenomen i zakonshëm që shpesh shkaktohet nga lëngu sinovial, tendinat dhe ligamentet që fërkohen përgjatë kockave.
Me kalimin e moshës apo për shkak të qëndrimit të gabuar, kjo ndodh më shpesh, duke krijuar tingullin karakteristik të “klik”-ut gjatë lëvizjes së kokës.
Sipas ekspertëve, kjo zhurmë zakonisht është e padëmshme dhe lidhet me shpërthimin e flluskave të gazit brenda nyjeve ose me lëvizjen e tendinave mbi strukturat kockore.
Për shumë njerëz, kjo sjell një ndjenjë lehtësimi, sikur të ulet presioni në atë zonë
-shpjegon Dr. Andrew Bang nga Cleveland Clinic.
Megjithatë, specialistët theksojnë se situata bëhet shqetësuese kur kërcitja shoqërohet me dhimbje, ënjtje ose ngurtësi.
Në këto raste, ajo mund të sinjalizojë probleme si artriti, dëmtime të muskujve e ligamenteve, bllokim të nervave, hipermobilitet apo në raste të rralla, dëmtime të enëve të gjakut që rrisin rrezikun për goditje në tru.

Mjekët rekomandojnë të kërkohet ndihmë profesionale nëse kërcitja është e shpeshtë dhe e dhimbshme, shoqërohet me ënjtje, kufizon lëvizshmërinë ose lidhet me dhimbje të vazhdueshme.
Në lidhje me trajtimin, manipulimet kiropraktike mund të ofrojnë lehtësim të përkohshëm, por ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt mund të dëmtojë stabilitetin e nyjeve.
Një herë në javë është e pranueshme, më shpesh se kaq mund të shkaktojë pasoja afatgjata
-thekson Dr. Bang.