Rajoni

Hapja e negociatave, Kotzias: Tre vende kanë rezerva!

Ministri i Jashtëm grek, pohoi se do të jepet drita jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe po diskutohet që çelja e negociatave të bëhet në mes të vitit 2019. Duke folur pas përfundimit të diskutimeve në Bruksel, Nikos Kotzias tha se 3 janë vendet skeptike, Danimarka Holanda dhe Franca. I pyetur nëse Maqedonia dhe Shqipëria mund të mos çelin njëkohësisht këtë proces, Kotzias tha se nuk është pozitive për fuqinë e rajonit.