Kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi nga Vatikani që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të krijojë marrëdhënie diplomatike me shtetin më të ri në Evropë. “Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit, njohja nga Selia e Shenjtë është një hap i nevojshëm”, shkroi Haradinaj në profilin e tij në Facebook, pas takimit me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Pietro Paroli.