Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se krijimi i një protokolli të përhershëm dhe të qëndrueshëm të komunikimit ndërmjet institucioneve dhe ekipit të Kosovës gjatë dialogut me Serbinë, do të ishte veprim i mirë. Haradinaj tha se Presidenti Hashim Thaçi duhet të raportojë para Kuvendit. Kryeministri shtoi se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të përfshihet drejtpërdrejt në procesin e dialogut me Serbinë.