Shtëllunga të bardha të tymit toksik të shkaktuara nga vullkani Kilauea, kanë mbuluar qiellin e ishullit Big Islands të Hauait. Retë konsiderohen toksike për shkak të një reagimi kimik në kontakt të llavës dhe ujit të kripur. Sipas ekspertëve, emetimet e gazit të dioksidit të squfurit në këtë zonë janë trefishuar, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ajrit, ndërsa në majë të vullkanit dy shpërthime të forta kanë lëshuar hir në atmosferë.