Botë e Çuditshme

Hëngri biletat e ndeshjes finale, pronari ‘hakmerret’ ndaj qenit dhe e nxjerr në shitje!

Së fundmi një tifoz i Newcastle nxori në shitje qenin e tij në një faqe interneti, pasi i hëngri biletat e finales së Kupës Carabao me vlerë 72 paund secila. 33-vjeçari Alan Carling nga Newcastle u trishtua pasi nuk do të ketë mundësi të ndjekë finalen kundër Manchester United të dielën dhe kjo sepse qeni i tij Rudy shkatërroi zarfin e postës brenda të cilit ndodheshin biletat e kupës.

Në një postim në internet, mbështetësi i Newcastle tha se do të shesë qenin Golden Retriever për 5 paund. Shumë nga reagimet ishin qesharake, duke thënë se me shumë mundësi qeni ishte tifoz rival i Sunderland.