Eshtë jashtë rreziku për jetën gruaja e plagosur mbrëmë gjatë grabitjes së një marketi në Kamëz ku u vra bashkëshorti i saj. Dy grabitës të armatosur sulmuan një dyqan të vogël dhe pas rezistencës së dy pronarëve për të mos dhënë paratë e xhiros, agresorët qëlluan. 52-vjeçari Agim Buci humbi jetën, ndërsa gruaja e tij 44-vjeçe u plagos me një plumb në këmbë. Në vend-ngjarje, policia gjeti një gëzhojë pistolete, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.