Sport

Hidhet shorti Champions, Kukësi përballë Valletës

 Në mungesë të Skënderbeut, pas dënimit nga UEFA, sot Kukësi ishte me fat në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës. Në turin e parë eliminator të Champions League-s, ekipi verilindor do të përballet me kampionët e Maltës, Valleta. Ndeshja e parë do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ndërkaq, Shkëndija e Tetovës do të përballet me TNS-në (The Neë Saints) të Uellsit. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues luhen në datat 10 e 11 Korrik, ndërsa të kthimit më 17 e 18, po të muajit të ardhshëm.