Portieri iranian që ndali mbrëmë penalltinë e ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo, është një bari. Askush nuk e dinte që Aliriza Beiranvand ka kaluar shumë peripeci në jetë për të mbërritur deri te kombëtarja. Në një intervistë për jetën e tij, portieri Beiranvand ka pohuar se ka fjetur rrugëve, e më pas i është dashur të punojë në punë të ndryshme derisa fati shumë vite më pas i buzëqeshi duke arritur të bëhet protagonist me sa mundi me përfaqësuesen e tij, duke mos i lejuar humbjen në ndeshjen e fundit në Botërorin rus.