Botë e Çuditshme

Historia e veçantë e lidhjes së fermerit me zogun e rrallë, policia ndërhyn dhe ia konfiskon!

Një indian gjeti të lënduar një zog të rrallë Sarus, i cili u kujdes për të dhe e ushqeu deri sa zogu u bë më mirë. Historia e veçantë e lidhjes tyre ishte në qendër të vëmëndjes nga mediat, por tani shteti ia konfiskoi atë. Zyrtarët në Uttar Pradesh e zhvendosën zogun e mbrojtur, në një vend të shenjtë për kafshë të egra. Fermeri që e gjeti atë në arën e tij një vit më parë tha se ai priste që të fluturonte përsëri në natyrë, por nuk ndodhi kurrë.

Fermeri Mohammad Arif, i cili gjeti zogun vitin e kaluar, tha se zyrtarët mbërritën në shtëpinë e tij pasdite dhe i thanë se zogu nuk mund të qëndronte më me të. Ata kishin marrë urdhër nga departamenti i kafshëve të egra për ta konfiskuar atë.

Unë nuk di për ligjet e kafshëve të egra. Unë jam një fermer. Por nëse do ta kisha mbyllur, lidhur dhe nuk do ta kisha lejuar të shkonte askund, atëherë mund të kuptoja se departamenti do të donte ta merrte. Por ju e patë që ai fluturoi përreth dhe vinte e ikte si të donte. A e keni parë ndonjëherë që unë po e lidhja?

Në videon e BBC Hindi në fillim të këtij muaji, Arif shpjegoi se mendonte se zogu do të largohej sapo të shëroheshin lëndimet, por ai qëndroi dhe rrallë largohej nga ana e tij.

Fluturon gjatë ditës, por gjithmonë kthehet në perëndim të diellit.