Botë e Çuditshme

Prej 4 vitesh të lidhur dhe e mbanin të fshehtë, dhëndri martohet me vjehrrën/VIDEO!

Në rrjetet sociale është bërë virale një video që zbulon marrëdhënien 4-vjeçare mes një dhëndri dhe vjehrrës së tij, e cila kulmoi me martesën e tyre. Ky incident ka ndodhur në Indi dhe video e ceremonisë së çuditshme të dasmës është bërë tashmë virale në rrjet dhe ka shkaktuar diskutime të shumta.

Ceremonia u zhvillua në Kanpur, Uttar Pradesh dhe u kap në videon kontraverse, e cila tregon çiftin e lumtur duke pozuar me certifikatën e martesës, duke shkëmbyer kurora lulesh. Raportimet online thonë se të dy u martuan pasi kishin pasur më parë një lidhje të fshehtë për 4 vjet, të cilat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Bëhet e ditur se, të dy u dashuruan pa dijeninë e familjes së tyre. Të dy thuhet se kanë rënë dakord të largohen nga shtëpia dhe të deklarojnë lidhjen e tyre në gjykatë. Në video, burri dhe vjehrra e tij u kërkuan njerëzve ta pranonin marrëdhënien e tyre dhe t’i bekonin.