Showbiz

Hitet e Britney Spears tashmë në një shfaqje muzikore mbi feminizmin

Një komedi muzikore do të shfaqet së shpejti në teatrin “James L. Nederlander” në Chicago ku do të vihen në skenë 23 nga këngët më të famshme të Britney Spears.

Shfaqja quhet “Once Upon e One More Time” e bazuar tek kënga “Baby One More Time”, me të cilën Spears u bë e famshme në vitin 1998.

Ky muzikal do të risjellë në skenë disa nga princeshat më të famshme të “Disney” si Borëbardha, Hirushja, Rapunzel, Bukuroshja e Fjetur e shumë të tjera të cilat kanë një qëllim të vetëm.

Ato do të hedhin poshtë të gjitha stereotipet femërore që ndodhin nëpër përralla për t’i dhënë më shumë forcë figurës së femrave. Për ta bërë këtë gjë më së miri shërbejnë edhe këngët e artistes së famshme.