Organizata Human Rights Watch (HRW) dënoi përdorimin e armëve të rënda në zonat e banuara dhe me popullsi të dendur në Sudan.
Ushtritë ndërluftuese të Sudanit po tregojnë shpërfillje të pamatur për jetët e civilëve duke përdorur armë në zonat e populluara urbane.
Kjo u theksua nga Mohamed Osman, ekspert sudanez për të drejtat e njeriut dhe i cituar në një raport të HRW-së.
Organizata i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e popullatës e për t’i mbajtur përgjegjës palët ndërluftuese për konfliktin. Sipas kësaj organizate, dëshmitarët okularë në Kartum raportuan se armët kundërajrore ishin vendosur. Ndërkaq, me to u qëllua menjëherë në afërsi të Ushtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë Paraushtarake (RSF) e që janë në luftë për pushtet me ushtrinë zyrtare.
Po ashtu, mësohet se në pjesën pas shtëpive, ata kërkuan strehim nga bombardimet e ushtrisë, duke i bërë ndërtesat, objektiva. Në kryeqytetin e Sudanit, por edhe në të tjera pjesë të vendit, shumë civilë janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill.
Në vapën e madhe, kanë vetëm një furnizim të kufizuar me ujë dhe energji elektrike e probleme të theksuara me kujdesin mjekësor. Temperaturat në Kartum aktualisht po rriten në mbi 40 gradë celsius.
Që nga grusht-shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga ai që njihet si Këshilli i Gjeneralëve e që në krye ka dy ushtarakët, të cilët aktualisht luftojnë. Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit e zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, nuk janë më aleatë. Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën si shteti do të shkojë drejt pushtetit civil.
Të paktën 334 mijë mijë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Sudan që nga shpërthimi i luftimeve për kontrollin e territorit, bazuar në vlerësimet e Kombeve të Bashkuara.