Bota

Masakër në Sudan, sulm me dron gjatë një funerali, të paktën 40 njerëz të vdekur!

Të paktën 40 persona janë vrarë në Sudan, në një sulm me dron që kishte në shënjestër një funeral që po zhvillohej jashtë qytetit të kontrolluar nga ushtria, el-Obeid, në shtetin e Kordofanit të Veriut, thonë zyrtarët dhe aktivistët.

Ata fajësuan Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) për sulmin e së hënës në fshatin al-Luweib, ndërsa të pranishmit ishin mbledhur në një tendë. RSF nuk ka komentuar ende.

Shumë prej tyre thuhet se vdiqën para se të shkonin në spital në el-Obeid, një qytet strategjik që lidh kryeqytetin, Khartum, me rajonin perëndimor të Darfurit.

Luftimet janë intensifikuar në këtë zonë të pasur me naftë të Kordofanit dhe rreth 20,000 njerëz ikën në el-Obeid javën e kaluar pasi RSF pushtoi qytetin Bara, 30 km në veri. Qyteti ra në të njëjtën kohë me el-Fasher, i cili kishte qenë bastioni i fundit i ushtrisë në Darfur.

Që atëherë ka pasur raportime për vrasje masive, dhunë seksuale, rrëmbime dhe plaçkitje të përhapura në el-Fasher nga luftëtarët e RSF-së. OKB-ja tha se ekzekutime të civilëve nga luftëtarët e RSF-së ishin raportuar gjithashtu në Bara. Mizori të tilla mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka paralajmëruar Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Udhëheqësi i RSF-së ka premtuar të hetojë “shkeljet”, por grupi i tij paramilitar ka mohuar akuzat e përhapura se vrasjet në el-Fasher janë të motivuara etnikisht dhe ndjekin një model të paraushtarakëve arabë që synojnë popullatat jo-arabe.

Deklarata e GjND-së erdhi ndërsa një grup global ekspertësh të sigurisë ushqimore konfirmuan të hënën se banorët e el-Fasher po vuanin nga uria pas rrethimit 18-mujor të qytetit nga RSF-ja. Qyteti, gati 300 km në jug të el-Obeid, është rrethuar dhe i munguar furnizimi nga RSF-ja.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Sudan, duke paralajmëruar se kriza humanitare po përkeqësohet me shpejtësi.

“Kriza e tmerrshme në Sudan… po del jashtë kontrollit”, tha ai në margjinat e një samiti në Doha.

 “El-Fasheri dhe zonat përreth… kanë qenë një epiqendër vuajtjesh, urie, dhune dhe zhvendosjeje – dhe që kur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë hynë në el-Fasher fundjavën e kaluar, situata po përkeqësohet çdo ditë”, citon agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë ai.

Guterres i bëri thirrje ushtrisë dhe RSF-së të ulen në tryezën e negociatave dhe “t’i japin fund këtij makthi dhune”.

Një burim nga qeveria sudaneze i ka thënë AFP-së se autoritetet po shqyrtojnë një propozim të SHBA-së për një armëpushim.