Gjenden të gjallë në shpellë pas 9 ditësh të 12-të adoleshentët dhe trajneri i tyre. Djemtë, nga 11-16 vjeç, pjesë e një skuadre futbolli në Tajlandë kishin shkuar për të eksploruar shpellën e ndërlikuar të “Tham Luang Nang Non”, kur u bllokuan nga një vërshim i papritur uji. Skuadra e kërkim-shpëtimit të ndihmuar edhe nga dy ekspertë britanikë, mbërritën deri të grupi falë tuneleve të sipërme dhe kamerave që zbulonin nxehtësinë e trupit.