Showbiz

Humbet miken e saj që njohu gjatë “The Voice”, këngëtarja mban fjalimin prekës

Miley Cyrus ishte e pranishme në koncertin për nder të Janice Freeman, një ish-konkurrente e “The Voice” njëkohësisht edhe mike e saj e ngushtë.

Gjatë koncertit të quajtur “Amazing Grace”, Miley mbajti një fjalim emocionues ku shprehej se gjatë spektaklit të “The Voice”, ajo nuk ishte trajnerja e Janice për asnjë moment përkudrazi, ajo e cila ka mësuar më shumë është Miley.

26-vjeçarja shtoi se e ka të pamundur të këndojë pasi lotët nuk e lejojnë ndërkohë që babi i saj, ka dhënë një performancë për të ndjerën.

Janice Freeman ndërroi jetë më 2 mars në moshën 33-vjeçare duke lënë pas bashkëshortin dhe djalin e saj. Prej kohësh ishte luftuar për shëndetin e saj megjithëse kjo nuk e ka penguar asnjëherë të japë performanca fantastike gjatë konkurrimit në “The Voice”.