Health & Beauty Lifestyle

Humbi plotë 49 kg pa injeksione apo dieta drastike, historia frymëzuese e 52-vjeçares!

Historia e një gruaje 52-vjeçare nga Texas-i është një dëshmi e fuqisë së disiplinës dhe ndryshimit gradual të stilit të jetesës. Ajo arriti të humbasë mbi 45 kilogramë për vetëm 9 muaj, pa iu nënshtruar kirurgjisë bariatrike, injeksioneve të shtrenjta apo dietave drastike që shpesh sjellin pasoja anësore. Sekreti i saj ishte vendosja e asaj që ajo i quan “kufij ushqimorë” pra të mësojë trupin dhe mendjen të bëjnë dallimin midis nevojës reale për ushqim dhe zakoneve të tepruara.

Në praktikë, kjo nënkuptonte të zgjidhte me kujdes çfarë të hante, në çfarë sasie dhe në çfarë kohe. Në vend të heqjes dorë totale nga ushqimet e preferuara, ajo vendosi rregulla të thjeshta dhe të qëndrueshme, si shmangia e vakteve të vona në mbrëmje, ulja e sheqerit të përpunuar dhe fokusimi te ushqimet e freskëta dhe të balancuara. Ajo vazhdoi me të njëjtin stil për shtatë vite, duke e kthyer atë në një mënyrë jetese dhe jo në një dietë afatshkurtër. Ky stabilitet i lejoi jo vetëm të ruajë peshën e re, por edhe të fitojë një energji e gjallëri të re për jetën. 

Ndërkaq, ilaçet si Wegovy dhe Mounjaro, të përdorura për trajtimin e obezitetit dhe diabetit të tipit 2, janë bërë shumë të njohura vitet e fundit por ekspertët paralajmërojnë se shumë pacientë rikthejnë peshën e humbur sapo ndalojnë injeksionet. Studimet tregojnë se pjesëmarrësit në provat klinike fituan përsëri deri në dy të tretat e peshës së humbur pas ndërprerjes së trajtimit. Një analizë në Kinë, me mbi 2,400 pacientë, tregoi se shtimi në peshë fillon tetë javë pas ndalimit të medikamenteve.

Kontrollimi i urisë është një nga sfidat më të mëdha kur mbani dietë. Edhe pse uria është një fenomen natyror, veçanërisht kur zvogëlojmë peshën e trupit ose jemi në dietë për një kohë të gjatë, ka mënyra për ta kontrolluar atë në mënyrë efektive. Është e rëndësishme të dihet ndryshimi midis llojeve të ndryshme të urisë; mekanike, nervore dhe metabolike. Uria mekanike ndodh kur stomaku është bosh, uria nervore shoqërohet me gjendje emocionale dhe uria metabolike ndodh për shkak të rritjes së papritur të sheqerit në gjak.