Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë mundësinë e dhënies së Hungarisë një përjashtim nga sanksionet mbi naftën ruse.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në Shtëpinë e Bardhe, duke theksuar rëndësinë e dialogut direkt në çështjet energjetike dhe të sigurisë rajonale.
“Ata nuk kanë mundësi të tjera”, shtoi presidenti amerikan, duke theksuar sfidat që Hungaria përballet në sigurimin e furnizimeve energjetike dhe nevojën për zgjidhje fleksibile në kuadrin e sanksioneve ndërkombëtare.
Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara shënjestruan dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Rusi me masat e para të tilla kundër Moskës, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
LEXO EDHE: Britania dhe vendet nordike përgatiten për konflikt ushtarak me Rusinë!
Hungaria është shumë e varur nga nafta dhe gazi rus, dhe Orban konfirmoi se do të kërkojë heqjen e sanksioneve energjetike, duke besuar se Trump bëri një gabim, të paktën “nga pikëpamja hungareze”.
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka bërë “një punë fantastike dhe është një udhëheqës i shkëlqyer, por edhe shumë i dashur. Ne e duam atë, ashtu si ata që e njohin mirë.
Ai nuk ka problemet që kanë vendet e tjera, por ndoshta ka disa gjëra për të cilat unë nuk di asgjë, dhe ndoshta do të preferoja të mos dija asgjë për to”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në hapje të drekës dypalëshe me kryeministrin hungarez.