Bota

Hungaria: Nuk kemi marrëveshje me Gjermaninë për azilkërkuesit!

Një zëdhënës i Qeverisë Hungareze kundërshtoi raportimet se vendi i tij ka arritur një marrëveshje me kancelaren gjermane, Angela Merkel për pranimin e azilkërkuesve. “Është e pamundur që emigrantët të hyjnë në Hungari, pa hyrë fillimisht në një vend tjetër të BE-së”, thotë ai. Sipas një dokumenti të publikuar sot, kancelarja Merkel ka arritur një marrëveshje me 14 shtete të BE-së, për pranimin e azilkërkuesve.