Aktualitet

Hyn në fuqi ligji, nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike

Sot hyri në fuqi ligji që ndalon përdorimin dhe shitjen e qeseve plastike. Por nga një vezhgim i thjeshtë në treg, u konstatua se qeset vazhdojnë të përdoren me shumicë, ndërsa pak e dinë që ligji parashikon edhe gjoba. Ndërkohë disa tregtarë kanë nisur të perdorin qeset e biodegradueshme që kanë një kosto më të lartë. Sipas vendimit të hyrë tashmë në fuqi parashikohet të hidhen në treg vetëm qeset e riciklueshme me specifika të përcaktuara. Ato do të hidhen në treg nën kontrollin e ministrisë, në pikat e shitjes së mallrave dhe produkteve vetëm kundrejt një pagesë të posaçme të identifikuar në faturën tatimore.