Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, i dënuar në Francë për trafik të lëndëve narkotike, si dhe të personave të lidhur me të.
Hetimet e kryera rezulton se pasuritë e zotëruara nga Elton Arkaxhiut nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Analiza e të ardhurave për periudhën 2005-2010 ka treguar se ai dhe i vëllai i tij, B.A., nuk kishin burime financiare të mjaftueshme për të përballuar blerjen e pasurive që nuk mund të justifikohen me të ardhura ligjore si rroga, pensione apo kredi.
Gjithashtu, shtetasi A.M., i cili sipas dokumenteve pretendon pronësinë e një njësie shërbimi 63 m², nuk kishte mundësi financiare për blerjen e saj në momentin e krijimit të pasurisë. Deklarimet e administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k. treguan se pagesat për këtë pronë janë kryer nga B.A., duke hedhur dyshime se pasuria në fakt është në zotërim të E.A.
Kërkohet konfiskimi i pasurive:
– Pasuria e llojit truall, me sip.71/.52 m2 dhe ndërtesë 37.52 m2, me nr.5/255, zk.8380. Kjo pronë është blerë më datë 04.08.2010, sipas kontratës së shitblerjes kundrejt vleres 9 332 800 lek dhe aktualisht është ne pronësi te shtetasit E.A;
– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B. A. (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 108 m2, me vlerë 210.000 euro; dhe
– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B.A., (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 63 m2, me vlere 126.000 euro.