Aktualitet

I dërguari i Merkel pas takimit me Ramën: Mund të mbështeteni te ne!

Pas takimit me Kryeministrin Rama, ministri gjerman për Europën, Michael Roth, shkroi në Twitter. Ai vlerësoi përpjekjet e qeverisë për reforma, por tha se ka ende shumë punë për të bërë. Roth tha se Shqipëria mund të mbështetet te Gjermania për vazhdimin e reformave. Momentalisht, i dërguari i Merkel po takon kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa nesër do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati ku më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.