Bota

I mbijetoi sulmit të Manchesterit, 13-vjeçarja emocionon mes lotësh jurinë

Një adoleshente, që i mbijetoi agresionit terrorist në “Manchester Arena”, shtangu jurinë me zërin e saj gjatë audicioneve të “Britain’s Got Talent”. 13 vjeçarja u paraqit me një karrige me rrota, për shkak të dëmtimeve në të dyja këmbët pas atij sulmi, që i shkaktoi edhe një dëmtim të rëndë në nerva. Hollie Booth, u “mbulua” gjatë sulmit nga halla e saj 32 vjeçare, që mbeti e vrarë nga terroristët, në koncertin e këngëtares Ariana Grande.